Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Shkelja është shkelje në çdo kohë, inspektorët do të mbajnë përgjegjësi direkte

Rama: Shkelja është shkelje në çdo kohë,

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur kritikëve lidhur me aksionin kundër ndërtimeve pa leje, duke theksuar se ligji do të zbatohet pa kompromis dhe se inspektorët që kanë mbyllur sytë përballë shkeljeve do të mbajnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë.

“Shkelja është shkelje në çdo kohë, vepra penale është vepër penale. Nuk ka pse të thuhet ‘s’e pa shteti, s’e pa polici, tani nuk duhet kapur’. Jam dakord me ata që thonë se këto ndërtime u bënë, por ata të tjerët që i panë dhe i lanë pa vepruar, nuk do të shpëtojnë nga përgjegjësia. Nuk bëhet fjalë për ndërtesa të fshehura, por për objekte kudo përreth nesh,” deklaroi Rama.

Ai theksoi se çdo zonë do të ketë zinxhir të qartë përgjegjësish dhe se toleranca institucionale nuk do të lejohet më. “Paçavuret e inspektorëve që kanë certifikuar çdo lloj shkeljeje, siç ndodhi në Vlorë, nuk do të jenë më të mundura. Inspektori që shkel ligjin do të ndëshkohet direkt,” – shtoi Kryeministri.

Deklarata vjen në kuadër të operacionit të nisur nga qeveria për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonat turistike dhe mbrojtjen e hapësirave publike.