Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë përmban programi i ri qeverisës. Nga pagat te integrimi, pikat kyçe!

Çfarë përmban programi i ri qeverisës. Nga pagat te

Kuvendi pritet të mblidhet nesër për votëbesimin e ministrave të qeverisë Rama 4. Seanca mund të zgjasë deri të premten, siç e do tradita, ndërsa kryesocialisti Edi Rama do të prezantojë programin qeverisës.

Programi i ri qeverisës për mandatin e katërt të qeverisë socialiste është një dokument 59 faqesh, i ndërtuar mbi tre shtylla kryesore:

Shqipëria Europiane

Prioritet mbetet anëtarësimi në Bashkimin Europian deri në vitin 2030, i cilësuar si “mision kombëtar”.
Reforma për forcimin e shtetit të së drejtës, modernizimin e administratës digjitale dhe rritjen e integritetit të shërbimeve publike.
Siguri publike e kombëtare dhe pjesëmarrje aktive në vendimmarrjen evropiane.

Rritja Ekonomike e Qëndrueshme

Themeluar mbi financa të shëndosha dhe tatime të ndershme.
Klima më e parashikueshme për biznesin dhe treg pune që hap mundësi për të rinjtë.
Zhvillimi i turizmit gjithëvjetor, modernizimi i bujqësisë dhe energjia e pastër si bazë për ekonominë e gjelbër.
Inovacioni dhe teknologjia si motorë të rinj të zhvillimit.
Projekte madhore infrastrukturore: porte, aeroporte, hekurudha dhe korridore rrugore që lidhin Shqipërinë me rajonin dhe Evropën.

Rritja e pagave

Paga minimale do të rritet nga 400 euro aktualisht në 500 euro deri në vitin 2026. Për 18 muajt e parë, shteti do të paguajë kontributet për diferencën, pa taksa shtesë për punëdhënësin apo punëmarrësin.
Paga mesatare kombëtare parashikohet të arrijë 1,000 euro deri në vitin 2030, ndërsa paga mesatare në sektorin publik synohet të arrijë 1,200 euro.
Papunësia pritet të ulet në 6% deri në vitin 2030, nga 8.5% aktualisht.

Mirëqenia për të Gjithë

Investime në çerdhe e kopshte moderne, si dhe arsim të lidhur me tregun e punës dhe standardet evropiane.
Shëndetësi falas dhe e modernizuar.
Pensione dinjitoze dhe shërbime sociale për shtresat në nevojë.
Politika për rininë, sportin dhe kulturën si pjesë e zhvillimit shoqëror.
Mbrojtja e mjedisit dhe nxitja e ekonomisë së gjelbër.
Objektivi final: Deri në vitin 2030, Shqipëria synon të jetë anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Europian, duke e kthyer procesin e integrimit në një realitet për qytetarët dhe një arritje historike për vendin./L.F-dritare.net