Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Programi qeverisës 'Rama 4'.Rritje e pagës mesatare për mësuesit në 1250 euro!

Programi qeverisës 'Rama 4'.Rritje e pagës mesatare

Shtylla e tretë e programit qeverisës "Rama 4" është Mirëqenia për të gjithë.

Sa i përket arsimit, theksohet synimi për të rritur pagat e mësuesve në 1,250 euro deri në 2029, ndërtimi i 200 shkollave të reja dhe 1 mijë laboratorëve inteligjentë.

Një tjetër objektiv i qeverisë është dixhitalizimi i arsimit dhe testimeve, kurrikula të reja me Inteligjencë Artificiale dhe integrimi në mësimdhënie, zgjerimi i shërbimeve online. Pritet të ngrihet edhe një agjenci e specializuar dhe e certifikuar sipas standarteve ndërkombëtare, që do të bëjë të mundur njohjen automatike të diplomave.

Programi parashikon gjithashtu programe ushqimi pas shkollore dhe në çdo bashki, ngritjen e një shoqërie publike të transportit shkollor dhe ofrimin e këtij shërbimi falas për nxënësit dhe mësuesit që jetojnë larg institucioneve arsimore. Synohet edhe dyfishimi i nxënësëve në arsimin profesional, dhe përfshirja e diasporës në hartim politikash, mësimdhënie dhe kërkim shkencor./E.P-dritare.net