
Premtimi i Tërmet Peçit: Do ta sjell kokën e Ali Pashës në Tepelenë!
Dritare.net
Në një intervistë për Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV, deputeti Tërmet Peçi ka folur për planet e tij për zhvillimin e Tepelenës, për investimet e fundit dhe për një çështje historike që ka ndezur debat: sjelljen e kokës së Ali Pashës në Tepelenë. Nga kjo intervistë dalin qartë dëshirat e Peçit për të kombinuar turizmin, historinë dhe zhvillimin lokal, por edhe kufizimet praktike dhe burokratike që e bëjnë këtë projekt të ndërlikuar.
“Do ta sjellim kokën e Ali Pashës në Tepelenë? Nuk mund të premtoj dot,” tha Peçi. “E kemi diskutuar këtë edhe me Auron Tarën dhe vëllanë e tij, që ka qenë atashe në Stamboll. Por është një procedurë shumë e gjatë dhe nuk varet vetëm nga unë, por edhe nga faktorë të tjerë më lart se unë.”
Ai theksoi se, megjithëse ideja ka sfidat e saj, dëshira për ta realizuar ekziston. “Tashmë Tepelena ka marrë investime të rëndësishme, kryesisht në blegtori, por edhe në turizëm. Pse jo, pse të mos jetë edhe koka e Ali Pashës një atraksion historik për qytetin?” – shtoi Peçi./K.C/dritare.net

















