
Tërmet Peçi i kthehet Këlliçit: Ata që merren me mua nuk kanë shpresë
Dritare.net
Një debat politik është ndezur pas deklaratave të bëra në emisionin “Dekalog” në DritareTV. Deputeti demokrat Belind Këlliçi, disa ditë më parë, hodhi idenë se deputeti Tërmet Peci, mund të jetë emri i ri për Ministrinë e Financave. Megjithëse kjo nuk rezultoi e vërtetë, pas shpalljes së qeverisë Rama më 11 shtator.
“Tërmet Peçi ministër financash. Në këto nivele do shkojë mazhoranca”, u shpreh Këlliçi.
Por Peçi, i ftuar sot në të njëjtin emision, i është përgjigjur me tone të forta. Ai tha se nuk është kjo mënyra e duhur për të bërë politikë, duke akuzuar kundërshtarët se merren me të vetëm sepse nuk kanë alternativë.
“Unë nuk mendoj se kjo është mënyra e duhur për të bërë politikë. Ndofta dhe një arsye tjetër e suksesit është se kur kam kandiduar nuk jam marrë asnjëherë me kundërshtarët. Ata merren me mua sepse mbase nuk kanë të ardhme. Është si puna e shejtanit që kur nuk kishte punë u mor me të mirët. Ata nuk kanë shpresë dhe merren vetëm me fjalë”, tha Peçi./K.C/dritare.net

















