Na ndiqni edhe në

Sport

Zyrtare/ Sfida Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd

Zyrtare/ Sfida Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd

UEFA ka konfirmuar se ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë nuk do të zhvillohet në Beograd, siç ishte parashikuar më parë. Takimi do të spostohet në “Gradski stadion Dubočica” në qytetin e Leskovacit, duke mbetur në të njëjtën datë, 11 tetor.

Zyrtare/ Sfida Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd

Sipas raportimeve, ishte vetë Federata Serbe e Futbollit që kërkoi zhvendosjen e ndeshjes për arsye sigurie.

Gjithashtu, pritet që të jepet vendimi për pjesëmarrjen e tifozëve në këtë takim, pas sjelljes problematike të tifozerisë serbe gjatë ndeshjes kundër Anglisë./K.C/dritare.net