Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foltorja e Salianjit vs Berishës! A po lind lideri i ri i demokratëve? Flet Alesia Balliu!

Foltorja e Salianjit vs Berishës! A po lind lideri i ri i demokratëve?

Në një intervistë për Dritare TV, avokatja Alesia Balliu analizoi situatën aktuale politike brenda PD duke vënë përballë Sali Berishën dhe deputetin Ervin Salianji, i cili ka nisur një tur takimesh në të gjithë vendin, të cilësuar si një “foltore” e re.

Sipas Balliut, demokratëve u është mohuar për muaj me radhë analiza e humbjes së zgjedhjeve të 14 majit, gjë që ka shtuar pakënaqësitë në bazë. Lëvizja e Salianjit shihet si një reagim i lindur nga terreni dhe mbështetur në rezultatet që ai ka marrë në lista të hapura, ndryshe nga kandidatët e emëruar nga Berisha.

Balliu theksoi edhe përplasjen e brezave në parti, ku takimet e Berishës po humbin ndikimin, ndërsa ato të Salianjit po tërheqin më shumë të rinj. Balliu nënvizoi se PD nuk mund të trajtohet si pronë e askujt dhe se çdo aspirant për drejtimin e saj duhet të kalojë në një garë të hapur dhe demokratike.

Sipas saj, vetëm përmes meritokracisë, transparencës dhe reformimit të brendshëm, opozita mund të rikthehet si një alternativë e besueshme qeverisëse./L.F-dritare.net