Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Qytetari kritikon Berishën: Ke mbajtur shumë servilë rreth vetes

Qytetari kritikon Berishën: Ke mbajtur shumë servilë rreth vetes

Gjatë turit të “Foltores” në Mirditë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u përball me pyetje dhe kritika nga qytetarët e pranishëm. Njëri prej tyre i tha Berishës: "Ke mbajtur shumë servilë rreth vetes”

Në përgjigje, Berisha tha se bashkëpunëtorët e tij nuk kanë përfituar privilegje:
“Quaji si të duash, por ata që u bashkuan me mua nuk përfituan ndonjë privilegj,” u shpreh ai.

Gjatë takimit, qytetari ngriti edhe shqetësime për situatën politike në Lezhë, duke kërkuar angazhim më të madh nga drejtuesit e PD-së në atë zonë.

Qytetari tha:
“Mos u largoni nga Tirana pa e rrëzuar atë, se nuk është trim ai. Është njeriu më frikacak që kam njohur ndonjëherë. Ne në Lezhë jemi pa kryetar partie. Jepi urdhër Agronit, Gjinit dhe Hotit të vijnë të merren me njerëzit. Mos të kenë frikë Pjerinin, as atë dibranin. Të merren me ne se i heqim qafe ne.”

Në vijim, Berisha foli për periudhën kur ishte jashtë funksioneve drejtuese në parti, duke theksuar se ka bërë opozitë pa u tërhequr kurrë nga mbrojtja e interesit publik.

“Siç e dini ju, kjo nuk është sekret. Në një kohë kur unë isha jashtë drejtimit të partisë, bëja opozitë. Nuk mund ta konceptoj të mos mbroj interesin publik. U mor një masë kundër meje, duke menduar Edi Rama se do të më mbyllte gojën,” deklaroi ai./K.C/dritare.net