Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto e ‘Range Rover’ që u përdor për sulmin ndaj Top Channel, flet pronari!

Foto e ‘Range Rover’ që u përdor për sulmin ndaj Top

Mjeti tip ‘Range Rover’ që u gjet i djegur në Golem pak minuta pas sulmit me armë drejtë godinës së Top Channel, është e shqiptarit nga Kosova Ramadan Makolli.

Po ashtu makina rezultonte me targa të vjedhura në Tiranë, përpara 3 tre muajve.

Mësohet se makina është vjedhur në parkingun e një restoranti në Tale të Lezhës.

Pronari i mjetit, i cili ka thënë se “Range Rover” me të cilin dyshohet se u sulmua “Top Channel”, ka qenë më parë vetura e tij, por që i është vjedhur nga rojtari i sigurisë së hotelit ku ai po qëndronte.

“Range Rover” me të cilin është sulmuar Top Channel, ka qenë veturë e imja deri më 10 korrik të 2020-ës, por ajo m’u vodh nga roja i hotelit ku po qëndroja në Shëngjin me pushime atëherë”, tha Makolli për Arbëresh.

Ndërkohë kujtojmë se mjeti “Range Rover” është sekuestruar dhe aktualisht ndodhet në drejtorinë e policisë së Tiranës, ku po i bëhet ekzaminimi nga ekspertët për gjetjen e provave./A.ZH-dritare.net