Foto-lajm/ Lumi Vjosa del jashtë kontrollit, banori merr qenin në krahë dhe e shpëton nga përmbytja!
E Enjte 8 Janar 2026, 12:12
Dritare.net

Ndërsa niveli i ujit të lumit Vjosa vijon të rritet, banorët e zonave pranë shtratit të lumit, në bashkëpunim me strukturat e emergjencave, kanë nisur evakuimet parandaluese.
Një banor që ka marrë qenin në krahë duke e shpëtuar nga përmbytjet.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet në zonat e rrezikuara.