Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Hantavirusi që i mori jetën çiftit të Hollywood-it, tani po frikëson botën

Hantavirusi që i mori jetën çiftit të Hollywood-it, tani

Shpërthimi i frikshëm i hantavirusit në anijen turistike MV Hondius, ku deri tani janë raportuar disa viktima dhe raste të konfirmuara infektimi, është kthyer në kryelajmin e ditëve të fundit në mediat ndërkombëtare.

Rasti ka rikthyer menjëherë në vëmendje edhe vdekjen misterioze të aktorit legjendar Gene Hackman dhe bashkëshortes së tij Betsy Arakawa, të cilët humbën jetën vitin e kaluar pikërisht nga një formë e rëndë e hantavirusit.

Sipas raportimeve të fundit, në anijen turistike janë konfirmuar raste me Andes hantavirus, një variant i rrallë dhe tepër i rrezikshëm që, ndryshe nga format e tjera të virusit, mund të transmetohet edhe nga njeriu te njeriu në kontakte të afërta. Autoritetet shëndetësore ndërkombëtare kanë izoluar pasagjerë dhe po monitorojnë dhjetëra persona që kanë qenë në bord.

Frika globale është rritur pasi virusi ka shkaktuar viktima në bord dhe ka detyruar evakuimin e pasagjerëve në disa vende. Pamjet e izolimeve dhe kontrolleve mjekësore kanë sjellë krahasime me periudhën e pandemisë COVID-19.

Pikërisht për shkak të këtij shpërthimi, mediat amerikane dhe rrjetet sociale kanë rikthyer historinë tronditëse të familjes Hackman. Hetimet e asaj kohe zbuluan se Betsy Arakawa ishte infektuar nga hantavirusi në banesën e tyre, ku u gjetën gjurmë infestimi nga brejtësit. Vetëm pak ditë më pas ndërroi jetë edhe vetë Hackman.

Ekspertët theksojnë se, megjithëse hantavirusi mbetet i rrallë, rastet e fundit kanë rikthyer shqetësimin për rrezikun e viruseve zoonotike dhe mënyrën sesi ato mund të përhapen në ambiente të mbyllura apo me grumbullime të mëdha njerëzish./K.C/dritare.net