Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Erion Veliaj rekurs, kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë!

Erion Veliaj rekurs, kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë. Më datën 6 maj, Veliaj ka dorëzuar rekurs ndaj vendimit të Apelit të GJKKO-së, që i rrëzoi kërkesën për të dalë nga qelia.


Kryebashkiaku kërkon që t’i caktohet një masë më e lehtë sigurie si detyrim paraqitjeje, ose të marrë lirinë kundrejt garancisë pasurore.


Veliaj ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025. SPAK ka renditur ndaj tij 13 akuza, si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.