Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Helmimi i kreut të opozitës ruse, BE: Akt i neveritshëm dhe frikacak!

Helmimi i kreut të opozitës ruse, BE: Akt i neveritshëm dhe

Gjermania zyrtare, ka thënë të mërkurën se Alexey Navalny, udhëheqësi i opozitës ruse dhe një nga kritikët më të ashpër të Presidentit Vladimir Putin, u helmua me agjentin kimik nervor Novichok.

Sipas qeverisë gjermane, analizat e kryera në një laborator ushtarak gjerman dhanë “prova të qarta” se Alexei Navalny, figura më e shquar e opozitës ruse, ishte helmuar me Novichok.

Presidentja e Këshillit të Europës, Ursula von der Leyen ka reaguar ashpër në Twitter pas këtij njoftimi të Gjermanisë, duke e cilësuar aktin si të neveritshëm dhe frikacak.

“Unë u informova nga Kancelarja Merkel se lideri rus i opozitës Navalny u sulmua me një agjent nervor, në vendin e tij.

Ky është një akt i neveritshëm dhe frikacak – edhe një herë. Autorët e krimit duhet të sillen para drejtësisë”, -tha von der Leyen./ I.M-Dritare.net