Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Izraeli godet drejtues të Hamasit në Doha, Katari: Shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar

Izraeli godet drejtues të Hamasit në Doha, Katari: Shkelje flagrante e

Një situatë e rëndë është raportuar sot në Katar, ku shpërthime të fuqishme dhe tym i dendur janë parë mbi kryeqytetin Doha. Mediat ndërkombëtare si AFP dhe Reuters kanë konfirmuar incidentin, ndërsa ushtria izraelite (IDF) ka deklaruar se ka ndërmarrë një “goditje të saktë” kundër drejtuesve të lartë të Hamasit.

Në një deklaratë, IDF theksoi se përpara goditjes janë marrë masa për të shmangur dëmet ndaj civilëve, duke përdorur municione precize dhe inteligjencë shtesë. Megjithatë, një zyrtar izraelit ka konfirmuar se sulmi është kryer në Katar, ku ndodhej delegacioni negociator i Hamasit gjatë një takimi në Doha.

Izraeli godet drejtues të Hamasit në Doha, Katari: Shkelje flagrante e

Nga ana tjetër, një përfaqësues i Hamasit i tha BBC-së se goditja kishte në shënjestër delegacionin politik të grupit.

Qeveria e Katarit reagoi me tone të forta, duke e cilësuar sulmin si një “shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar” dhe një kërcënim serioz ndaj sigurisë së shtetit. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Dr. Majed Al Ansari, deklaroi se goditja ka prekur një rezidencë ku jetonin disa anëtarë të Byrosë Politike të Hamasit.

“Shteti i Katarit dënon fuqishëm këtë sulm dhe thekson se nuk do të tolerojë këtë sjellje të pamatur të Izraelit, e cila cenon sigurinë e rajonit, sovranitetin dhe stabilitetin e Katarit,” përfundon deklarata zyrtare.