Kryeministri Rama takohet me Papa Leonin e XIV. Ja njoftimi nga Vatikani!
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama, këtë të enjte, zhvilloi një takim zyrtar në Vatikan me Atin e Shenjtë, Papa Leonin XIV. Gjatë audiencës, Rama ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, si dhe djali i tyre. Pas takimit me Papën, Kryeministri zhvilloi gjithashtu një takim në Sekretariatin e Shtetit të Selisë së Shenjtë me Kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit i Shenjtërisë së Tij, dhe me Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.
Njoftimi nga zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë
Njoftim për Shtyp: Audiencë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, 05.02.2026
Ati i Shenjtë, Papa Leoni XIV, priti sot në audiencë Shkëlqesinë e Tij, z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë. Më pas, ai u takua me Shkëlqesinë e Tij Kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit i Shenjtërisë së Tij, i shoqëruar nga Shkëlqesia e Tij Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare. Gjatë bisedimeve të përzemërta, të zhvilluara në Sekretariatin e Shtetit, u theksuan marrëdhëniet e mira ekzistuese ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu, u trajtuan tema me interes të përbashkët që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet komunitetit kishtar dhe atij civil.
Në vijim të bisedës, palët u ndalën edhe te çështjet kryesore rajonale, përfshirë situatën në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe përparimin e Shqipërisë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.Nga Vatikani, 5 shkurt 2026.", thuhet në njoftim./K.C/dritare.net
