
Kryeministri Rama: Dy fjalë në nderim të kontributit të Oliver Röpke në BE!
Dritare.net
Në përmbyllje të mandatit të Oliver Röpke si president i Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Kryeministri Edi Rama vlerësoi kontributin e tij të jashtëzakonshëm në forcimin e dialogut social dhe mbrojtjen e të drejtave të punonjësve. Rama theksoi se angazhimi i Röpke ka pasur një ndikim të thellë në zhvillimin e një Europe më të bashkuar dhe të drejtë, duke theksuar rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta për një të ardhme më të qëndrueshme.
Fjala e Kryeministrit Edi Rama në seancën plenare të përfundimit të mandatit të Presidentit të Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke:
"Me shumë gjasë do të zhgënjej shumë prej jush sepse nuk erdha këtu të predikoj për shoqërinë civile, por erdha këtu për të nderuar dikë që më transformoi nga një skeptik të madh kur bëhej fjalë për dialogun social, në një ithtar të këtij dialogu. Ja pse e ndjeva që të bëhesha pjesë me ndjenja qartësisht të përziera që i kam edhe në këtë moment ndërsa flas sepse e di qe kjo mbledhje shënon po kështu fundin e presidencës së Oliver Röpke në krye të Komitetit Ekonomik Social Europian.
Besoj se së pari ky është një moment për të kremtuar punën e një udhëheqësi të jashtëzakonshëm, por po ashtu me siguri edhe për të reflektuar për rolin e Komitetit Ekonomik Social Europian nën kujdesin e tij si rojtar i dialogut social, si një urë midis institucioneve qytetareve dhe një kujtues i fuqishëm se forca e Europës qëndron te njerëzit, te pjesëmarrja, te dialogu e jo tek bërja debat vetëm me Zotin, siç themi në Shqipëri.
I dashur Oliver, më lejo të të përgëzoj sepse nëse nuk do të kisha privilegjin që të të kisha takuar, ende do mendoja se dialogu social është një diskutim i këndshëm për motin. Karriera jote është farkëtuar në kudhrat e përkushtimeve të fuqishme ndaj të drejtave të punonjësve dhe drejtësisë sociale e që nga ditët e para në Federatën e famshme të Sindikatave Austriake dhe në Dhomën e Punës deri në kryesimin e zyrës në Bruksel të sindikatave, Unionit të Sindikatave Austriake keni qenë në pararojë duke mbrojtur drejtësinë, solidaritetin dhe duke mbrojtur dinjitetin në vendin e punës, si një super hero i heshtur Europian, por me pushime më të mira kafeje dhe më pak kufij dhe ky përkushtim i yti ka frymëzuar udhëheqjen tuaj në komitetin ekonomik social dhe ka lënë një gjurmë të pashlyer në projektin europian.
Kur morët presidencën Europa lundronte në atë çfarë mund të përshkruhet në mënyrë të përkryer si stuhi. Ndonjëherë njerëzit e harrojnë se çfarë ka shkuar, por vragat e freskëta a të hapura të pandemisë, lufta e agresionit rus që formësoi kontinentin, çështjet ekonomike që vuajnë familjet e bizneset po kështu dhe Shqipëria pavarësisht se në pritje për anëtarësimin në BE që prej, duket sikur nga epoka e gurit, në atë epokë të gjithë flokët i kisha të zinj. Ne nuk kishim mundur të hapnim as edhe një kapitull negociues. Ndoshta do të flasim pak më shumë për këtë më vonë.
E megjithatë përmes kësaj trazire, paqëndrueshmërie ju sollët qetësi, bindje, paqeje. Konvertuat siç e thashë me parë dhe skeptikë si puna ime në një ithtar, një njeri që i beson dialogut social. A nuk është kjo prova që mrekullitë ndodhin dhe shpesh shoqërohen nga pika agjende që vijnë në kohën e duhur. Ju na kujtuat që në kohë të ashpra dialogu social nuk është luks, është nevojë e domosdoshme si oksigjen për një kontinent që mban frymën.
Ju amplifikuat zërin e Komitetit si zërin e shoqërisë së organizuar civile duke siguruar rimëkëmbje, tranzicionin e gjelbër dhe politikat digjitale të mbështeteshin në drejtësi, në qëndrueshmëri jo vetëm në tabela apo në shënim solemne.
Ju po kështu ishit kampion i zgjerimit me një mënyrë që unë veçanërisht e admiroj duke na përkufizuar si kandidat për anëtar dhe po kështu nuk kishte më të parë nga vrima e çelësit. Ishim në sallë dhe jemi në sallë duke kontribuar e duke sugjeruar rast pas rasti që kafja në Bruksel mund të jetë më e mirë.
Duke parë jashtë nga ky rajon, nga kjo lagje e jona ju siguruat që zërat tanë të jehojnë këtu jo si pëshpërima të shpejta, por si partnerë me zë të plotë në kor. Ju këmbëngulët dhe kujtuat aktorët kokëfortë që BE nuk është vetëm tregu i përbashkët, është një bashkësi njerëzish ku rritja ekonomike duhet të vallëzojë krah për krah me drejtësinë sociale.
Integrimi duhet matur me dinjitetin njerëzor, me vende pune, me paga të drejta dhe mundësi të barabarta dhe po kështu një strehë mbrojtje për ata të cënueshëm se asgjë nuk thotë më shumë se Europë e fortë dhe zhvilluar sesa të mos lenit askënd më pas. Ju këmbëngulet fort që e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE duke tërhequr në debat shoqërinë tonë civile si një mikpritës bujar që këmbëngul për të qenë në darkë dhe kjo nuk është një tifozeri politike nga ana ime, është në fakt një ushqim moral dhe ne jemi shumë mirënjohës tashmë. Jemi me Shqipërinë në një turbo-sprint të mbi karikuar për integrimin. Vetëm dje ju dëgjuat që ne kemi hapur katër kapituj të tjerë përpos 24 të tjerë të hapur të cilat kanë tejkaluar vite pritjeje.
Në fakt në këtë komitet hartohen politika dhe dialog që reflektojnë atë çfarë duan qytetarët e zakonshëm sepse le ta themi të vërteten, askush nuk voton më për bingo burokracie.
Zonja dhe zotërinj! Po ka të bëjë me institucionet! Po ka të bëjë me kolektivitetin! Por, po ka të bëjë edhe me udhëheqësit dhe sigurisht ka të bëjë me punën e përbashkët të shumë njerëzve, por në fund çdo gjë vjen tek ai që është i aftë t’i sjellë, t’i bashkojë njerëzit dhe të bëjë diçka të qëndrueshme dhe të dobishme për shumë.
Ndaj, nën drejtimin e Oliverit, Komiteti ka qenë një makineri që ka ndërtuar konsensus, duke ofruar besim, duke fuqizuar rininë në vendimmarrje dhe sapo pamë një shembull të vogël, tek fuqizimi i NVM-ve, heronjtë e heshtur të ekonomisë shqiptare.
Tek humanizmi i “Marrëveshjes së Gjelbër”, se të shpëtosh planetin s’do të thotë të ngrish në errësirë, Oliveri ka provuar se Europa shkëlqen kur politikat e saj bashkëshkruhen nga qytetarët e saj, e jo kur diktohen nga lart.
Fundi i një mandati nuk është fundi i një misioni dhe mund t'ju garantoj për këtë, sepse kam pasur shumë mandate, është thjeshtë skena për të vazhduar. Presidenti juaj lë një trashëgimi vizioni, kuraje dhe guxoj të them edhe një mënyrë të njerëzishme me pak humor. Ju e patë Europën jo si një abstraksion, por si një punë të përditshme për familjet, për njerëzit, ku institucionet mund të dëgjojnë dhe dialogu mund të fitojë.
Bashkimi, bashkimi është i arritshëm edhe kur përçarja duket se është një gjë e paracaktuar, më besoni mund ta bëj shumë rrallë këtë që kam bërë këtu, por e gjitha vjen nga zemra dhe vjen nga mirënjohja e ekipit tim, sepse Komiteti Ekonomik Social Europian ishte vendi i parë, ku ne shqiptarët, qytetarë të dorës së dytë të Europës, u ndjemë qytetarë të barabartë të Europës dhe në emër të qeverisë Shqiptare dhe duke folur edhe vetëm për veten time, dua t'ju falënderoj, Oliver, për udhëheqjen, për avokatinë, për zgjerimin dhe t’ju falënderoj për qëndrimin tuaj të fortë në Europë, që është e fortë, se është e drejtë dhe është e tërë dhe e plotë, sepse është e bashkuar dhe në qoftëse nuk është së paku do të kemi histori të bukura për darkat kur të dalim në pension.
Ndërkohë që ecim drejt së ardhmes, parimet e udhëheqjes tuaj do të ndezin brenda shumë udhëheqës në këtë hapësirë, por edhe brenda BE-së e jashtë BE-së për Shqipërinë. Në shtegun tonë drejt anëtarësimit ne ecim me bindjen që ju keni fortifikuar Europa lulëzon vetëm kur është e plotë, dhe është e plotë vetëm kur është e bashkuar.
Faleminderit shumë për gjithçka keni bërë dhe për gjithçka që na keni dhënë si njeri, e faleminderit shumë të gjithë njerëzve në këtë sallë për durimin e tyre heroik."/dritare.net

















