Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Rexhep Qosjes!
Dritare.net

Kuvendi i Shqipërisë gjatë seancës së sotme plenare ka mbajtur një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Rexhep Qosjes.
Propozimin e ka bërë kreut i Grupit Parlamentar të PS-së,Taulant Balla i cili shprehet:
“Akademiku Rexhep Qosja, vepra e të cilit janë një kontribut i pazëvendësueshëm i kujtesës tonë kombëtare dhe dinjitetit tonë si komb, është shumë jetike në formën e respektit të kontributit për shqipen, të vlerësojmë kontributin e këtij akademiku, që bazuar në rregulloren e Kuvendit kur salla të plotësojë protokollin të një momenti të tillë solemn, ta kujtojmë veprën e tij duke mbajtur një minutë heshtje. Familja ka kërkuar privatësinë për të mos patur ceremoni zyrtare. I paharruar qoftë kujtimi i akademikut Rexhep Qosja”, tha Balla.