Alesia Balliu kërkesë Kryesisë së PD-së: Të ndalohet kandidimi i Berishës më 23 maj
Dritare.net

Alesia Balliu, ka kërkuar zyrtarisht që t’i ndalohet kandidimi Sali Berishës për kreun e PD-së në zgjedhjet e 23 majit. Ajo argumenton se, sipas statutit (neni 46), mandati i Berishës ka përfunduar automatikisht pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare dhe ai nuk mund të rikandidojë. Balliu kërkon gjithashtu që drejtimi i përkohshëm t’i kalojë Flamur Nokës deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.
“Në nenin 46 pika 8 e Statutit përcaktohet se: Në rast se pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin, Partia nuk rezulton forcë fituese qeverisëse, mandati përfundon menjëherë dhe automatikisht për shkak të Statutit. Në këtë rast, kryetarit që i përfundon mandati, nuk i lejohet kandidimi në zgjedhjet pasardhëse për kryetar partie. Siç përcakton qartë kjo dispozitë mandati i kryetarit ka mbaruar që në datën 04.09.2025 dhe që prej asaj datë shtetasi Sali Ram Berisha nuk mund të ushtojë më funksionet e kryetarit të PDSH-së pasi një veprim i tillë bien ndesh me një dispozitë urdhëruese të Statutit. Në zbatim të nenit 48 të Statutit është detyra e Kryesisë së PDSH-së që në mungesë të vullnetit institucional të uzurpuesit të pozicionit të kryetarit të PDSH-së të ndërmarrë veprimet e nevojshme institucionale për të vendosur në vend legjitimitetin e organeve drejtuese të PDSH-së. Sekretari i Përgjithshëm do të duhet të ngarkohet me kryerjen e detyrave të Kryetarit të PDSH-së deri në zgjedhjen e kryetarit të ri dhe nga ana e Kryesisë do të duhet të ndërmerren të gjitha hapat procedural për të zbatuar përcaktimet e këtij statuti i cili është në fuqi pas një beteje të gjatë gjyqësore dhe se parimet e vendosura në të triumfuan si parimet me demokratike në jetën politike të Republikës së Shqipërisë.
shtetasi Sali Ram Berisha ka pengesë statutore për të kandiduar pasi ai rezulton që ka qënë kryetar i PDSH-së kur janë zhvilluar zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të datës 11.05.2025 rezultati i të cilave është certifikuar me anë të Vendimit me Nr. 34 të Komisionit Rregullator dhe të Vendimit Nr.30 datë 04.09.2025 të Kolegjit Zgjedhor dhe njohur dhe respektuar me veprime konkludentë nga ana e PDSH-së”, thuhet në kërkesën e Balliut./K.C/dritare.net