Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama mbledh të hënën grupin parlamentar, ja programi

Rama mbledh të hënën grupin parlamentar, ja programi

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të hënën, në orën 11:00, grupin parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar në Pallatin e Brigadave.

Në këtë mbledhje të zgjeruar, e cila zhvillohet çdo muaj, fokusi kryesor do të jetë procesi i integrimit evropian të vendit. Gjatë takimit pritet të raportojë Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, si dhe Kryenegociatorja për integrimin, Majlinda Dhuka.

Raportimi i tyre do të përqendrohet veçanërisht në ecurinë e Kapitullit 24, që lidhet me çështjet e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë, një ndër kapitujt kyç në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian./K.C/dritare.net