Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kosova shpall 24 prillin ditë zie për Rexhep Qosjen

Kosova shpall 24 prillin ditë zie për Rexhep Qosjen

Kosova ka shpallur të premten, më 24 prill 2026, ditë zie shtetërore në nder të akademikut Rexhep Qosja. Lajmi u bë i ditur nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, e cila theksoi se ky vendim përfaqëson një vlerësim institucional për një prej figurave më të shquara të kulturës shqiptare.

“Në respekt të jetës dhe kontributit të akademikut Rexhep Qosja, dita e nesërme, e premte, 24 prill 2026, shpallet ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës. Përmes këtij vendimi, shteti ynë shpreh nderimin dhe mirënjohjen për një personalitet që i ka dhënë kulturës shqiptare dije, krijimtari dhe autoritet”, thuhet në njoftim.

Gjatë kësaj dite, flamujt do të vendosen në gjysmështizë në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike në vend. Akademik Rexhep Qosja ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare, ndërsa ceremonia e varrimit është mbajtur në rreth të ngushtë familjar./K.C/dritare.net