Rexhep Qosja: E vërteta ime është vetëm në librat e mi!
E Enjte 23 Prill 2026, 16:04
Dritare.net

Akademiku Rexhep Qosja është ndarë nga jeta sot në moshën 90-vjeçare. Qosja, një nga figurat më të njohura të mendimit dhe letërsisë shqiptare, ka lënë pas një trashëgimi të gjerë veprash në fushën e studimeve letrare, kritikës dhe publicistikës.
Në një dokumentar të realizuar nga gazetarja Rudina Xhunga, ai është shprehur se e vërteta për të gjendet në veprat e tij, jo në opinionet apo shkrimet e të tjerëve.
View this post on Instagram
“Pavarësisht prej atyre që shkruhen apo thuhen për mua, Rexhep Qosja është ai që është në veprat e tij. E vërteta për mua është ajo që është në librat e mi,” ka deklaruar ai.
Qosja mbetet një nga emrat më me ndikim në kulturën dhe mendimin shqiptar./L.F-dritare.net