
Ky është Aranit Kurti, 23-vjeçari që u vra për një kafe në Manzë
Dritare.net
Personi në foto është i riu Aranit Kurti, i cili mbeti i vrarë në konfliktin për një kafe në Manzë të Durrësit. 23-vjeçari ka qenë i ulur në tavolinë me Daniel Pepën, 21 vjeç, i cili i ka kërkuar kafe kamerierit, por ai nuk ia ka bërë për shkak se ekspresi ka qenë i fikur.
Pas sherrit, personi që ishte në tavolinë me kamerierin, Flori Paluçin ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Aranit Kurtit duke e lënë të vdekur. Ndërkohë, pesë persona janë shoqëruar në komisariat për vrasjen në Durrës, ku humbën jetën Arianit Kurti dhe Flori Paluçi.
Mësohet se të gjithë të shoqëruarit ishin në lokal në momentin e ngjarjes, ndërsa kanë dhënë para hetuesve të njejtin variant, pra që konflikti ka nisur për ekspresin e kafesë.
Ndërkohë versioni i dhënë nga kamerierët dhe dëshmitarët vërtetohet edhe nga pamjet nga kamerat e sigurisë./dritare.net

















