Receta e qumështorit çam me karamele Zana!
Dritare.net

Në kuzhinën e Il Bosco në Elbasan, tradita çame vijon të ruhet me kujdes nga shef Naimi. Ndër recetat më të dashura për të është qumështori çam, një ëmbëlsirë tradicionale që ka kaluar brez pas brezi dhe që ai e ndan me ndjekësit e Dritare TV.
Veçantia e këtij qumështori është se nuk përmban niseshte, duke ruajtur shijen origjinale të recetës së vjetër të gjysheve çame.
Përbërësit:
Miell misri
Miell gruri
Vezë
Sheqer
Qumësht
Peta
Përgatitja:
Fillimisht ngrohim qumështin. Më pas shtojmë miellin e misrit dhe miellin e grurit, duke përzier mirë që të mos krijohen kokrra. Shtojmë vezët, përziejmë vazhdimisht dhe në fund hedhim sheqerin. Masa vihet në zjarr të mesëm dhe përzihet derisa të trashet dhe të marrë formën e kremit.
Tavën e lyejmë me gjalpë, vendosim dy petë të shtruara, i spërkasim me gjalpë të shkrirë dhe sipër shtrojmë kremin e përgatitur. Mbyllim anësoret dhe e pjekim në furrë të parangrohur, në temperaturë 190–200°C për rreth një orë.
Pasi të ftohet, qumështori është gati për t’u shijuar.
Shef Naimi e shoqëron këtë ëmbëlsirë tradicionale me karamele “Zana” të përgatitura vetë, duke i dhënë një shije vërtet fantastike.