Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Lirohet nga qelia ish-deputeti i PS Jurgis Çyrbja!

Lirohet nga qelia ish-deputeti i PS Jurgis Çyrbja!

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja është liruar ditën e sotme nga qelia, i dënuar më 3 nëntor të vitit të kaluar për korrupsion në zgjedhje, përkrahje të eksponentëve të krimit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror. Gjykata e Posaçme e dënoi me tre vjet, të cilat për shkak të gjykimit të shkurtuar u konvertuan në dy vite burgim.

Avokatët mbrojtës të Çyrbjes kërkuan lirimin e tij nga qelia që ditën e djeshme, por Gjykata e Apelit përllogariti se i kishin mbetur ende dhe disa orë për të shlyer të gjithë dënimi./dritare.net