Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Matura Shtetërore 2026! Ja kur hapen aplikimet për formularët A1 dhe A1Z!

Matura Shtetërore 2026! Ja kur hapen aplikimet për formularët A1

Aplikimet për formularët A1 dhe A1Z të Maturës Shtetërore 2026 do të hapen në datat 5-7 maj. Njoftimin e ka bërë ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Aplikimet mund të dorëzohen nga ora 08:00-16:00 përmes platformave online.

Provimi i gjuhës së huaj do të mbahet më 2 qershor, më 9 qershor provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë, më 16 qershor provimi i matematikës dhe më 23 qershor provimi me zgjedhje.