Meloni dhe Rama nderojnë heroizmin e shqiptarit Elton Zefi
Dritare.net

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka duartrokitur publikisht gjestin heroik të shqiptarit Elton Zefi, i cili, së bashku me një tjetër person, shpëtoi një biznesmen italian nga mbytja pasi makina e tij ra aksidentalisht në lumë.
“Një jetë e shpëtuar falë guximit dhe altruizmit të atyre që vendosën të ndërhynin. Heronj”, shkruan Meloni në një postim në rrjetet sociale, duke nderuar veprimin e jashtëzakonshëm të Zefit dhe bashkëpunëtorit të tij.
Ngjarja ka marrë jehonë edhe në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama ka ripostuar mesazhin e kryeministres italiane dhe ka shkruar:
“Ah, sigurisht, zemër shqiptare e dashur Giorgia, gati për gjithçka për vëllezërit e Italisë”.
Ky akt heroik vjen si një shembull i fuqishëm i humanizmit dhe solidaritetit, duke treguar se guximi dhe altruizmi nuk kanë kufij dhe mund të bashkojnë njerëzit përtej kombësive./K.C/dritare.net
Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.
