Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja çfarë tha Belinda Balluku në GJKKO!

Ja çfarë tha Belinda Balluku në GJKKO!

Në një seancë që zgjati mbi 3 orë e gjysmë, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (JKKO) vendosi të lërë në fuqi masën e pezullimit nga detyra dhe ndalimit të daljes jashtë shtetit për ish-Zëvendëskryeministren dhe Ministres e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Gjatë seancës, Balluku deklaroi se vendimi krijon një vakum në qeverisje, duke pyetur:

“Nëse Edi Rama largohet jashtë vendit, kush do të thërrasë mbledhjen e qeverisë?”
Gjykata i tërhoqi vëmendjen se komentet e saj kishin natyrë politike, duke theksuar rëndësinë e respektimit të procesit gjyqësor.

Balluku argumentoi gjithashtu se mesazhet në WhatsApp që janë përdorur si provë janë nxjerrë jashtë kontekstit. Ajo shpjegoi se kontrollon mbarëvajtjen e punës dhe nuk ka dhënë kurrë udhëzime për favorizim të kompanive apo individëve.

Gjykata konfirmoi masat e sigurimit personal për Ballukun, duke përfshirë pezullimin e saj nga funksionet ekzekutive dhe ndalimin e daljes jashtë vendit, të cilat nuk e pengojnë ushtrimin e detyrës së saj si deputete në Kuvendin e Shqipërisë./L.F-dritare.net