Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Meloni: Mbrojtja amerikane nuk është më falas, Europa ta kuptojë

Meloni: Mbrojtja amerikane nuk është më falas, Europa ta

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka bërë thirrje që Europa të forcojë ndjeshëm aftësitë e saj mbrojtëse, duke theksuar se kontinenti duhet të përshtatet me sinjalet e Presidentit amerikan Donald Trump për një angazhim më të reduktuar të Shteteve të Bashkuara në sigurinë europiane.

Meloni deklaroi se Europa nuk mund të mbështetet më te ombrella e sigurisë amerikane “pa një kosto”, duke nënvizuar se vendet europiane duhet të marrin më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e tyre.

Sipas saj, situata aktuale gjeopolitike kërkon që Europa të investojë më shumë në mbrojtje dhe të ndërtojë një kapacitet më të fortë dhe më të pavarur sigurie, në mënyrë që të garantojë stabilitetin e kontinentit.

Deklaratat e Melonit vijnë në një kohë kur marrëdhëniet transatlantike dhe çështja e sigurisë kolektive po rishqyrtohen nga disa liderë europianë, përballë ndryshimeve në politikat amerikane./L.F-dritare.net