Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

PS krijon Komision Etike kundër nepotizmit, kryesohet nga Lindita Nikolla

PS krijon Komision Etike kundër nepotizmit, kryesohet nga Lindita Nikolla

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste mblodhi sot anëtarët e tij, ku i pranishëm ishte edhe kryetari Edi Rama, dhe vendosi ngritjen e një Komisioni të Etikës kundër nepotizmit brenda PS.

Komisioni do të kryesohet nga Lindita Nikolla dhe ka për qëllim të monitorojë dhe kontrollojë punësimet e të afërmve në nivelet drejtuese të partisë. Anëtarë të tjerë të komisionit janë Kiduina Zaka, Erjon Malaj, Marjana Koçekun dhe Ermal Elezi.

Në mbledhje u përmend rëndësia e aktivizmit më të madh të anëtarëve të partisë dhe solidaritetit, sidomos gjatë ditëve të fundit të vitit, duke theksuar nevojën për transparencë dhe integritet në strukturat drejtuese të PS./L.F-dritare.net