Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rexhep Rraja koka e grupit të trafikut të drogës, si u kapën 236 kg kanabis në Turqi

Rexhep Rraja koka e grupit të trafikut të drogës, si u kapën

Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, u arrestua disa ditë më parë nën dyshimin për përfshirje në një rrjet të strukturuar të trafikut të drogës. Sipas hetimeve të deritanishme, Rraja ka bashkëpunuar me disa anëtarë të fisit të tij, përfshirë xhaxhain dhe kushërinjtë, për të ngritur një skemë të trafikut të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Turqisë.

Autoritetet turke sekuestruan më 26 janar në pikën kufitare të Kapikules një sasi prej 236 kilogramësh marijuanë, ndërsa shoferi i kamionit u arrestua dhe më pas u dënua nga drejtësia turke.

Sipas dosjes SPAK ka goditur gjithsej tre grupe kriminale të trafikut të drogës, mes tyre edhe grupin e fisit Rraja, që drejtohej nga Rexhep Rraja. Gjatë hetimeve është zbuluar se anëtarët e grupit përdornin pseudonime për komunikim, siç janë:

Rexhep Rraja – “XRI”, “New Sky”
Bujar Sefa (alias Xaka) – “Venecia”
Agim Nina (alias Lorenc Selmani) – CSS
Jani Çavo – “Rois”
Përparim Rraja – “Caca”
Gazmir Rraja – “Miri”, “Mir111”, “Çoku”
Aldo Gjini (alias Iamandi) – “Bjondi”, “Lagje”, “Bjondi ALBE”
Sokol Qaja – “Hermano”, “Krushk Hermano”
Marvin Bushati – “Xhimi”, “Xxxx”, “Marvini”, “Xhimi.maryi”, “Marv”, “Marv Scoter”
Operacioni i SPAK ka dokumentuar aktivitetin e grupit dhe mënyrën se si lëndët narkotike trafikoheshin jashtë vendit, duke përdorur rrugë të organizuara dhe anëtarë të afërt të fisit. Rexhep Rraja, si drejtues i grupit, dyshohet të ketë pasur një rol kyç në koordinimin e trafikut dhe ndarjen e detyrave mes anëtarëve.

Hetimet vijojnë dhe autoritetet po punojnë për të dokumentuar të gjitha lidhjet e grupit dhe veprimtarinë e mundshme të tij brenda dhe jashtë Shqipërisë. Arrestimi i Rexhep Rrajës dhe goditja e fisit të tij janë pjesë e një operacioni më të gjerë kundër trafikimit të drogës nga SPAK, që ka për synim goditjen e rrjeteve kriminale të organizuara në vend./L.F-dritare.net