Meta sot në GJKKO, mbahet seanca paraprake për kalimin ose jo të dosjes për gjykim!
E Hënë 22 Dhjetor 2025, 08:08
Dritare.net

Sot në GJKKO do të mbahet seanca paraprake për dosjen ‘Meta’. Në seancën kaluar ishte i pranishëm edhe vetë Ilir Meta, i cili kërkoi që të njihet me aktet. GJKKO ka urdhëruar SPAK që ish-presidentit t'i vendoset në dispozicion një pjesë e akteve.
Sipas burimeve Ilir Meta nuk ka kërkuar të gjithë dosjen, por vetëm një pjesë të akteve ku SPAK pretendon se implikojnë ish-presidentin.
SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit.