Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ministria e Jashtme: Baki Goxhaj ndodhet në Izrael, pritet takimi me ambasadën shqiptare

Ministria e Jashtme: Baki Goxhaj ndodhet në Izrael, pritet takimi me

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar lidhur me situatën e aktivistit shqiptar Baki Goxhaj, i cili u ndalua nga autoritetet izraelite teksa ndodhej në flotiljen “Sumud”, që kishte si mision dërgimin e ndihmave humanitare drejt Gazës.

Sipas njoftimit zyrtar, Goxhaj është transferuar në Izrael dhe ndodhet në një qendër ndalimi. Autoritetet shqiptare bëjnë me dije se Ambasada e Shqipërisë në Tel Aviv është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet izraelite dhe pritet të zhvillojë së shpejti një takim me aktivistin shqiptar.

Qëllimi i takimit, sipas Ministrisë së Jashtme, është ofrimi i asistencës konsullore dhe mundësimi i kthimit sa më të shpejtë dhe të sigurt të Goxhajt në Shqipëri.

Ngjarja ka marrë vëmendje të madhe pas publikimit të pamjeve në rrjetet sociale, ku aktivistët e flotiljes “Global Sumud Flotilla” shfaqeshin të ndaluar nga forcat izraelite. Sipas raportimeve, anija me të cilën po udhëtonin drejt Gazës është qëlluar me plumba gome gjatë ndërhyrjes./L.F-dritare.net