Ndryshimet në qeveri, Begaj dekreton ministrat e rinj dhe Albana Koçiun zv/kryeministre!
Dritare.net

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar sot ndryshimet në kabinetin qeveritar, duke miratuar shkarkimet dhe emërimet e reja të propozuara nga kryeministri Edi Rama.
Belinda Balluku, e cila mbante detyrën e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe postin e zv/kryeministres, është shkarkuar përfundimisht nga detyra. Ajo ndodhet aktualisht nën hetim nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ndërsa është kërkuar edhe arrestimi i saj.
Nga detyra janë larguar gjithashtu:
Elisa Spiropali, e cila ishte emëruar ministre e Jashtme në shtator;
Pirro Vengu, që mbante postin e ministrit të Mbrojtjes.
Emërimet e reja
Ferit Hoxha si Ministër i Jashtëm, i cili deri më sot ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Bashkimin Evropian;
Enea Karakaçi në krye të Ministrisë së Infrastrukturës, më herët drejtor i OSHEE;
Ermal Nufi si ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Ndërkohë, në postin e zv/kryeministres është emëruar Albana Koçiu.
Ndryshimet vijnë në një moment të rëndësishëm politik dhe pritet të sjellin një riformatim të ekzekutivit në vijim./L.F-dritare.net