Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nesër mblidhet kryesia e PS, pritet të caktohet data e Asamblesë

Nesër mblidhet kryesia e PS, pritet të caktohet data e Asamblesë


Ditën e nesërme, në orën 09:00, Kryesia e Partisë Socialiste do të zhvillojë mbledhjen e radhës. Në takim do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Mbledhja pritet të ketë kryesisht karakter organizativ dhe gjatë saj pritet të vendoset edhe data për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Ky takim vjen pas mbledhjes së zgjeruar të Grupit të PS-së të zhvilluar disa ditë më parë dhe pas ndryshimeve të fundit në qeveri, ku kryeministri Rama shkarkoi Belinda Ballukun nga pozicioni i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës./K.C/dritare.net