Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nuk u mjaftuam me izolimin/Një shqiptare në Kinë tregon si u kthyen në normalitet, në pak muaj!

Nuk u mjaftuam me izolimin/Një shqiptare në Kinë tregon si u

Nga Lorena Fjolla

Evropa po përballet me valën e dytë të koronavirusit. Shumë vende kanë vendosur masa të rrepta kufizuese, deri në izolim. Ndërkohë në Kinë situata duket shumë ndryshe. Festat kanë rinisur, turizmi po lulëzon sërish, dhe pavarësisht masave për të mbajtur nën kontroll situatën, vendi me më shumë se 1.3 miliardë banorë, është shumë më pranë normalitetit se pjesa tjetër e botës.

Nuk u mjaftuam me izolimin/Një shqiptare në Kinë tregon si u

Brikena Vokopola është një shqiptare që jeton dhe punon në Kinë, si redaktore dhe kërkuese në një kompani teknologjike. Në një intervistë për Dritare.net, ajo tregon se si Kina, ia doli të vendosë në kontroll të plotë virusin. Kina, shprehet ajo, nuk u mjaftua vetëm me izolimin, duke vënë në pah se ky mund të jetë gabimi që Evropa dhe pjesa tjetër bënë gabim.

Nuk u mjaftuam me izolimin/Një shqiptare në Kinë tregon si u

Brikena Vokopola: Situata në Kinë duket nën kontroll, ashtu siç ka qenë gjatë gjithë kësaj periudhe. Në fakt nuk kam ndjekur shumë të rejat e fundit pasi nuk më ndikon shumë në jetën e përditshme dhe sigurisht e harron se çfarë ndodh, sidomos tani që jemi pak më të relaksuar. Unë jetoja në Pekin deri para një muaji dhe atje njerëzit mbanin maska kudo, ndërsa tani jam zhvendosur në Shanghai ku situata është pak më ndryshe. Këtu nuk para i vendosin maskat përveç rasteve kur duhet në ambiente publike si metro, autobus, banka, etj., sepse këtu është zero numri i rasteve. Vazhdon të bëhet matja e temperaturës dhe skanimi i kodi QR me të dhënat shëndetësore, bëhet monitorimi dhe gjurmimi i rasteve. Pra këto masa kanë qenë vazhdimisht prezente.

Nuk u mjaftuam me izolimin/Një shqiptare në Kinë tregon si u

Dritare.net: Si ka ndryshuar jeta muajt e fundit?

Brikena Vokopola: Jeta gradualisht i është kthyer normalitetit së bashku me eventet të cilat u ndaluan për një kohë të gjatë. Bare, restorante, dyqane janë rihapur sërish, megjithatë vihet re që disa nuk e kanë pasur fatin t'i rikthehen biznesit.

Dritare.net: A jeni kthyer në normalitetin para pandemisë?

Brikena Vokopola: Po, flas për Shanghain dhe Pekinin që janë kthyer në normalitet, por pa e ulur vigjilencën.

Dritare.net: Si ia doli Kina të kthehet në pak muaj në normalitet?

Nuk u mjaftuam me izolimin/Një shqiptare në Kinë tregon si u

Nuk është ende një fitore pasi fitore quhet kur e mund atë, ndërsa sot pritet ende për një vaksinë. Mund të them se Kina mund të quaj fitore menaxhimin e mirë të situatës në vijimësi duke mos u kënaqur vetëm me izolimin, por duke e shtrirë vigjilencën me masa dhe monitorime në vazhdimësi, që duket që kanë dhënë rezultate, duke pasur parasysh dhe numrin e madh të popullsisë.

Dritare.net: Cilat janë masat kufizuese qe janë ende në fuqi aktualisht?

Brikena Vokopola: Masat kufizuese variojnë sipas qytetit dhe qeverive lokale. Në Shanghai nuk kemi raste, kështu që kufizimet nuk ekzistojnë, përveç monitorimeve. Ndoshta duhet përmendur vetëm në rastet kur udhëton jashtë, aty ka kufizime, duke filluar që nga viza apo lejet e udhëtimit të kontrolluara si edhe karantinimi dy javor i detyrueshëm për këdo që hyn në Kinë./dritare.net