Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

OSBE-ODIHR përgënjeshtron Berishën: Asnjë kërcënim nga qeveria ndaj vëzhguesve tanë

OSBE-ODIHR përgënjeshtron Berishën: Asnjë kërcënim

Sali Berisha përgënjeshtrohet sërish ndërkombëtarët. Kësaj radhe është misioni i OSBE-ODIHR që nxjerr blof kreun e PD, pas pretendimeve të tij se vëzhguesit për zgjedhjet e 11 majit, u kërcënuan nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm, Igli Hasani.

Misioni i OSBE-ODIHR sqaron për Report TV se në asnjë rast vëzhguesit nuk janë përballur me kërcënime apo frikësime nga qeveria.

“Në këtë fushatë presioni është i implikuar, vetë personalisht Edi Rama dhe ministri i tij i Jashtëm, Igli Hasani. Unë kam informuar se, ky i fundit ka thirrur në zyrë përfaqësuesit e misionit të vëzhguesve, pasi ka dërguar mesazhe kërcënuese dhe u ka kërkuar llogari për frazat, se këta janë ai sekt që besojnë gënjeshtrat e tyre”, tha Berisha një ditë më parë.

Përgjigja e OSBE-ODIHR

"Faleminderit për emailin tuaj dhe për interesimin ndaj punës së ODIHR-it. Nuk ka pasur asnjë kërcënim apo frikësim ndaj misionit tonë të vëzhgimit të zgjedhjeve në asnjë moment gjatë qëndrimit të tij, as para dhe as pas publikimit të deklaratës paraprake me gjetjet dhe përfundimet. Është e rëndësishme të kuptohet se puna jonë e vëzhgimit të zgjedhjeve është e paanshme, e pavarur dhe bazohet në një metodologji të zhvilluar ndër vite dhe të përdorur në çdo vend ku vëzhgojmë. Do të doja gjithashtu të theksoja se vëzhgimi ynë i zgjedhjeve nuk është një qëllim në vetvete dhe nuk ka për qëllim të kritikojë shtetet apo qeveritë, por të ndihmojë në përmirësimin e procesit zgjedhor në të mirë të të gjithë qytetarëve.

ODIHR tani është duke përgatitur raportin përfundimtar. Ky raport do të përmbledhë vëzhgimin e zgjedhjeve dhe do të përmbajë rekomandime, të cilat do të ishim të kënaqur t’i diskutonim me autoritetet shqiptare, partitë politike dhe shoqërinë civile, për të identifikuar mënyra për të mbështetur reformën zgjedhore dhe zbatimin efektiv të rekomandimeve tona në Shqipëri."/K.C/dritare.net