Pas 10 vitesh pritjeje, çifti bëhet prindër falë IVF në maternitetin Koço Gliozheni
Dritare.net

Një lajm i bukur ka ardhur në Ditën e Verës nga SUOGJ Koço Gliozheni në Tiranë, ku sot kanë ardhur në jetë dy vajza binjake pas një rrugëtimi të gjatë të prindërve të tyre për t’u bërë me fëmijë.
Pas 10 vitesh përpjekjesh, çifti arriti të realizojë ëndrrën e prindërimit falë trajtimit IVF të kryer në Qendrën e Riprodhimit Mjekësor të Asistuar në këtë maternitet, një shërbim që mbështetet nga buxheti i shtetit.

Sipas të dhënave nga materniteti, deri më tani 21 bebe kanë ardhur në jetë në SUOGJ Koço Gliozheni përmes këtij programi të fertilizimit të asistuar, duke i dhënë shpresë dhe mundësi shumë familjeve që të bëhen prindër.
Programi synon të ndihmojë çiftet që përballen me vështirësi në lindjen e fëmijëve, duke ofruar trajtime të specializuara dhe të mbështetura financiarisht nga shteti./L.F-dritare.net