Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

PE miratoi raportin për Shqipërinë. Reagon ministri i Jashtëm: Reformat po japin rezultate konkrete

PE miratoi raportin për Shqipërinë. Reagon ministri i

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka përshëndetur miratimin e raportit për Shqipërinë nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Europian, duke e cilësuar atë si një vlerësim të qartë të progresit të vendit në rrugën drejt BE-së. Hoxha shkruan se ky është një vlerësim i qartë dhe i padiskutueshëm i përparimit të qëndrueshëm dhe angazhimit të palëkundur të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

"Ashtu si në dokumentet më të fundit të institucioneve evropiane, Shqipëria vlerësohet si një ndër vendet pararojë në procesin e zgjerimit. Theksohen përkushtimi ynë i qëndrueshëm, konsensusi i gjerë politik për integrimin evropian dhe mbështetja e fortë e qytetarëve për këtë proces. Hapja e të gjithë grup-kapitujve dhe ecuria e rregullt e procesit të negociatave mbeten dëshmi konkrete e ritmit të reformave dhe e besueshmërisë së progresit të arritur.”, thotë Hoxha./K.C/dritare.net