Nga takimi me Macron te Von der Leyen dhe Kurti, Rama ndan fotot nga samiti në Armeni
E Hënë 4 Maj 2026, 20:08
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga takimet e zhvilluara sot në kuadër të Samitit të 8-të të Komunitetit Politik Evropian, i cili po mbahet në Armeni.
Në pamjet e ndara nga Rama, ai shfaqet gjatë bisedave dhe takimeve me disa prej liderëve kryesorë evropianë, përfshirë presidentin e Francës Emmanuel Macron, presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, si edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Samiti mbledh drejtues nga vende të ndryshme të Evropës dhe fokusohet në diskutime mbi çështje të sigurisë, bashkëpunimin rajonal, si dhe sfidat e përbashkëta politike dhe ekonomike në kontinent./K.C/dritare.net