Kërkoi 200 mijë euro nga Ismailaj? Reagon Meta: Fabrikim i plotë i SPAK-ut!
Dritare.net

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë publikisht pas raportimeve se SPAK ka zbuluar një mesazh ku ai dyshohet se i kërkon Kastriot Ismailajt 200 mijë euro në kuadër të çështjes CEZ–DIA. Në deklaratën e tij, Meta i ka mohuar kategorikisht pretendimet, duke i cilësuar si të fabrikuara.
"Është e qartë se edhe në fabrikimin e një “sms” të tillë të pretenduar, nuk ka as euro, as dollarë, as lekë dhe as fletëpalosje, apo postera, meqënëse mesazhi i pretenduar koinçidon me Qershorin 2009 para zgjedhjeve parlamentare kur unë kam qenë thjesht një deputet opozitar dhe pa asnjë funksion qeveritar. Po kështu, çuditërisht nga pala marrëse e kësaj “sms” nuk ka asnjë përgjigje apo reagim (!!!) Ndërkohë që nuk ka asnjë garanci se kjo “sms” është dërguar nga unë”,- shkruan Meta./K.C/dritare.net