Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Durim Bami transferohet në burgun e Peqinit, ja arsyeja

Durim Bami transferohet në burgun e Peqinit, ja arsyeja

I burgosuri Durim Bami është transferuar gjatë ditës së sotme nga burgu i Fushë-Krujës drejt burgut të sigurisë së lartë në Peqin.

Më herët, Bami kishte kërkuar transferim nga 313 drejt Fushë-Krujës, me arsyetimin se i rrezikohej jeta.

Vendimi për lëvizjen e tij është marrë në kuadër të masave të sigurisë, ndërsa nuk jepen detaje zyrtare për arsyet konkrete të transferimit.

Ndërkohë, në sistemin e burgjeve po zhvillohen kontrolle të shtuara në disa institucione, si pjesë e një plani për të goditur futjen e sendeve të ndaluara dhe përdorimin e pajisjeve të paligjshme në qeli./K.C/dritare.net