Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Projekti në Zvërnec/ Rama për Al Jazeera: Qeveria nuk po shet tokë publike

Projekti në Zvërnec/ Rama për Al Jazeera: Qeveria nuk po shet

Rama për Al Jazeera: Investimi në Zvërnec do të realizohet, është një mundësi e madhe për Shqipërinë. Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur projektin e investimit në Zvërnec, duke e cilësuar atë si një mundësi të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit.

Në një intervistë për “Al Jazeera”, kreu i qeverisë deklaroi se realizimi i projektit nuk ka qenë asnjëherë në diskutim, ndërsa theksoi se investimi, me vlerë rreth 4 miliardë euro, përbën një përfitim të madh për ekonominë shqiptare.

“Ky është një bekim për vendin. Një investim prej 4 miliardë eurosh në një ekonomi me prodhim të brendshëm bruto rreth 27 miliardë euro flet vetë”, u shpreh Rama.

Duke iu përgjigjur kritikave dhe polemikave që kanë shoqëruar projektin, kryeministri hodhi poshtë pretendimet se qeveria po shet tokë publike. Sipas tij, investimi lidhet me prona private dhe bazohet në një marrëveshje mes subjekteve private, ku shteti shqiptar nuk është palë.

Rama theksoi se toka ku parashikohet të zhvillohet projekti nuk është pronë publike dhe se qeveria nuk ka rol në marrëveshjen e arritur mes investitorëve. Ai shtoi se debati i krijuar rreth kësaj çështjeje është mbështetur në pretendime të pasakta mbi statusin e pronës.

Sa i përket projektit që ka shkaktuar gjithë këtë reagim dhe polemikë në mbarë botën, bëhet fjalë për pronë private. Nuk bëhet fjalë për tokë publike që qeveria shqiptare po e jep duke e shitur vendin. Është pronë private. Është një shprehje interesi e bazuar në një marrëveshje private mes palëve private, në të cilën qeveria shqiptare nuk ka asnjë rol”, u shpreh Rama./K.C/dritare.net