
Protesta për ish-krerët e UÇK-së, Vjosa Osmani vjen në Tiranë!
E Premte 17 Tetor 2025, 12:12
Dritare.net

Eskorta e Vjosa Osmanit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sapo ka mbërritur në Shqipëri. Eskorta e presidentes është parë teksa kalon kufirin në një moment që shumë automjete të tjera, të veshura me flamurin e Kosovës dhe të Shqipërisë janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën “Liri për Çlirimtarët”.
Gjithashtu, katër autobusët e parë janë nisur nga një pikë në Prishtinë drejt Tiranës me protestuesit pro Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që do të marrin pjesë në tubimin e orës 17:00, në sheshin “Skënderbej”.
Priten që të marrin pjesë figura politike nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti dhe Edi Rama nuk do të jenë në tubim./dritare.net

















