Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pse doli lumi Seman nga shtarati! Flet inxhinieri!

Pse doli lumi Seman nga shtarati! Flet inxhinieri!

Sot, lumi Seman ka çarë argjinaturën në zonën e Dernanasit, në njësinë administrative të Libofshës, duke shkaktuar përmbytje të mëdha. Si pasojë, rreth 20 banesa janë përmbytur dhe qindra hektarë tokë bujqësore janë vënë nën ujë. Kjo situatë ka krijuar shqetësime të mëdha për banorët e zonës, të cilët po përballen me dëme të mëdha materiale.


Në një intervistë të dhënë në emisionin "Shqip" nga Rudina Xhunga në Dritare TV, xhinieri i njohur hidroteknik Dimitër Vogli është shprehur se problemi nuk qëndron te hidrovoret, pasi këto struktura funksionojnë, por te kanalet kryesore që mbajnë ujërat. Siç u theksua, këto kanale janë të pasigurta dhe nuk mund të mbajnë prurjet e ujërave nga kodrat dhe lumenjtë.
Për më tepër, është përmendur devijimi i lumit Vjosa, i cili dikur kalonte përmes Semanit, por tani është devijuar me ndihmën e argjinaturave. Kjo ndërhyrje ka ndryshuar rrjedhën natyrore të ujërave dhe, ndonëse ka ndihmuar në kontrollin e përmbytjeve në disa raste, tani duket se ka krijuar probleme të tjera, duke bërë që ujërat të dalin përjashta dhe të shkaktojnë përmbytje.
Eksperti theksoi se, edhe pse në të kaluarën janë regjistruar prurje shumë më të mëdha se ato që shohim tani, duket se infrastruktura aktuale, përfshirë kanalet dhe argjinaturat, ka nevojë për përmirësime të shpejta.
“Kur çahet argjinatura, sjell qindra metra kub ujë në sekondë. Nuk ka asgjë që e ndalon më ujin,” – shprehet ai.
Një nga problemet më të rënda, sipas specialistit, është ndërtimi i banesave mes shtratit të lumit dhe argjinaturës, zona që sipas tij nuk duhet të preket në asnjë rrethanë.
“Ndërtimet në këtë zonë janë krim. Ajo është zonë e kalimit të ujit. Kush i ka legalizuar këto shtëpi duhet të mbajë përgjegjësi,” – thekson Vogli.
Ai kujton se para viteve ’90 nuk lejohej asnjë ndërtim mes lumit dhe argjinaturës, ndërsa sot kjo hapësirë është zaptuar, duke rritur ndjeshëm rrezikun e përmbytjeve.
Vogli nënvizon se argjinaturat janë ndërtuar për prurje shumë më të mëdha se ato aktuale, por mungesa e mirëmbajtjes dhe ndërhyrjet e pakontrolluara i kanë dobësuar ato.
Sipas tij, zgjidhja nuk është vetëm dëmshpërblimi i banorëve pas çdo përmbytjeje, por ndërhyrje strukturore, heqja e ndërtimeve të paligjshme dhe rikthimi i kontrollit teknik mbi argjinaturat.
“Shteti ose do vazhdojë të dëmshpërblejë pafund, ose duhet të marrë një vendim përfundimtar. Nuk mund të ndërtohet në pushtetin e ujit,” – përfundon ai./E.P/ dritare.net