Sot Kuvend/ Pritet votëbesimi i ministrave të rinj pas dekretimit të Begajt!
Dritare.net

Në seancën e sotme në Kuvend, e cila nis në orën 10:00, pritet të votëbesohen ministrat e rinj, pas dekretimit të një dite më parë nga presidenti Begaj të 7 ndryshimeve në qeveri, të propozuara nga kryeministri Rama.
Si procedurë, Partia Socialiste do të kërkojë ndryshimin e rendit të ditës dhe më pas të votohen të gjithë dekretet e Begajt për ministrat e rinj. Të mërkurën, Begaj firmosi 13 dekrete, 6 shkarkime dhe 7 emërime në detyrë.
Ndryshimet në qeveri u bënë me dije nga Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS, ku vendosi shkarkimin e Belinda Ballukut si zv/kryeministre dhe ministre të Infrastrukturës, pasi edhe Kushtetuesja la në fuqi pezullimin e saj nga detyra, ndërsa SPAK është në pritje të autorizimit për arrestin.
7 ndryshimet në Qeveri
Albana Koçiu zv.kryeministre - zëvendëson Belinda BallukunEnea Karakaçi ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës - zëvendëson Belinda Ballukun
Besfort Lamallari ministër i Brendshëm - zëvendëson Albana Koçiun
Toni Gogu ministër Drejtësie - zëvendëson Besfort Lamallarin
Ferit Hoxha ministër i Jashtëm - zëvendëson Elisa Spiropalin
Ermal Nufi ministër i Mbrojtjes - ikën Pirro Vengu
Eriona Ismaili ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin - zëvendëson Toni Gogun
4 ministrat e rinj të kabinetit Rama
Enea Karakaçi- ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës
Ferit Hoxha- ministër i Jashtëm
Ermal Nufi- ministër i Mbrojtjes
Eriona Ismaili- ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin
3 ministrat që ikin nga kabineti Rama
Belinda Balluku
Elisa Spiropali
Pirro Vengu
Në rendin e ditës përfshihen gjithashtu dy seanca pyetje-përgjigje, të kërkuara nga deputeti i PS, Erion Braçe. Njëra është parashikuar me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaron dhe tjetra me ministrin e Bujqësisë, Andis Salla. Gjithashtu do të votohen 6 projektligje dhe një projektvendim.
Rendi i ditës në Kuvend:
I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 5.3.2026, ora 10:00.
II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 2.3.2026.
2. Njoftime.
3. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.
4. Seancë pyetje - përgjigje me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.
5. Projektligji "Për një shtesë në ligjin nr. 69/2012, "Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar".
6. Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave (huamarrësi), dhe KfË Frankfurt am Main (KfË), për programin "Infrastruktura bashkiake V - faza II"
7. Projektligji "Për Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale".
8. Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 46/2018, "Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë", të ndryshuar".
9. Projektligji "Për një ndryshim në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, "Për taksat kombëtare", të ndryshuar",
10. Projektligji "Për një ndryshim në ligjin nr. 68/2017, "Për financat e vetëqeverisjes vendore"",
11. Projektvendimi "Për një shtesë në vendimin nr. 65/2025, "Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit", i ndryshuar".
12. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.
IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
Ndërkohë në orën 09:00 është parashikuar mbledhja e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën lidhur me kërkesën e PS për përjashtimin e deputetit Agron Shehaj me 20 ditë nga Kuvendi. PS e bëri kërkesën të mërkurën me arsyetimin se Shehaj bllokoi foltoren dhe refuzoi të dilte nga salla pas masës për përjashtim duke penguar punimet e seancës./dritare.net