Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama mbledh Asamblenë e PS-së në Durrës!

Rama mbledh Asamblenë e PS-së në Durrës!

Kryesocialisti dhe kryeministri Edi Rama ka thirrur Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste këtë të shtunë në orën 10:00 në Durrës. Njoftimi iu dërgua këtë të martë anëtarëve të Asamblesë, ndërsa vendimi u bë i ditur gjatë mbledhjes së fundit të kryesisë së PS-së.

Sipas njoftimeve zyrtare, mbledhja do të ketë si qëllim organizimin e brendshëm të Partisë Socialiste dhe përgatitjen për zgjedhjet në nivel organizatash, duke nxitur dialogun me strukturat dhe pjesëmarrjen aktive të anëtarëve.

“Tani gjithë fokusi do të jetë në agjendën për organizimin e brendshëm të PS-së,” tha Rama gjatë mbledhjes së kryesisë.

Fjala hapëse në Asamblenë e së shtunës do të jetë nga Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi, ndërsa pas tij do të flasë Kryesocialisti Edi Rama.

Mbledhja vjen në një moment kur partia po përgatitet për zgjedhjet e brendshme dhe ristrukturimin e organizatave lokale, duke synuar forcimin e strukturave dhe dialogun me anëtarët./K.C/dritare.net