Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama mbledh deputetët e Tiranës në selinë e PS. Ja arsyeja!

Rama mbledh deputetët e Tiranës në selinë e PS. Ja arsyeja!

Kryeministri dhe njëherazi kryetari i Partia Socialiste e Shqipërisë, Edi Rama, do të mbledhë sot në orën 14:00 deputetët e Tiranës në selinë qendrore të partisë.

Burime bëjnë me dije se takimi zhvillohet në vijim të përgatitjeve dhe zhvillimeve politike që priten gjatë pranverës. Socialistët do të fokusohen në organizimin e strukturave të partisë, intensifikimin e takimeve në terren me anëtarësinë, si dhe në afrimin e anëtarëve të rinj.

Në axhendë pritet të jetë edhe procesi zgjedhor brenda partisë, pasi zgjedhjet për kryetarët e degëve të PS janë parashikuar të mbahen në periudhën maj–qershor.

Pranvera politike për socialistët duket se do të jetë e përqendruar në riorganizim dhe forcim të strukturave në nivel lokal, në kuadër të përgatitjeve për sfidat e ardhshme./L.F-dritare.net