Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dritan Hila për ndarjen nga jeta të Rexhep Qosjes: Iku një nga shtyllat e pakta të Shqiptarësisë

Dritan Hila për ndarjen nga jeta të Rexhep Qosjes: Iku një nga
Gazetari Dritan Hila ka shkruar për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, duke e cilësuar humbjen e tij si një goditje të madhe për kulturën dhe mendimin shqiptar. Në një mesazh në rrjete sociale, Hila e vlerëson figurën e Qosjes si një ndër shtyllat e rralla të shqiptarësisë, një intelektual që qëndroi besnik ndaj bindjeve të tij dhe punoi për bashkimin kombëtar, pavarësisht sfidave dhe mungesës së vlerësimit në kohën e tij.

Postimi:

"Iku një nga shtyllat e pakta të Shqiptarësisë, njeriu që shikonte përtej sistemeve, kufijve, kohërave; që nuk e tradhtoi kurrë atë që besonte edhe kur kishte kosto. Iku një nga ata burra të paktë të historisë sonë që punoi për bashkimin e këtij kombi, megjithëse e dinte se vetë nuk do ta shikonte e se atdhetarin pakkush e çmon e vlerëson. Lamtumirë Rexhep Qosja. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës tonë.", shkruan Hila./K.C/dritare.net