Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Live/ Rama: Rritje ekonomike 3.9% në vitin 2025, shtohen bizneset dhe investimet e huaja

Live/ Rama: Rritje ekonomike 3.9% në vitin 2025, shtohen bizneset dhe

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së fundvitit, bëri një përmbledhje të zhvillimeve kryesore ekonomike në vend, duke u ndalur te rritja ekonomike, politikat për rritjen e pagave dhe pensioneve, si edhe forcimi i klimës së investimeve. Rama theksoi se ekonomia shqiptare po mbyll vitin me tregues pozitivë, të mbështetur nga rritja e investimeve të huaja, zgjerimi i bizneseve të reja dhe përmirësimi i tregut të punës, ndërsa paralajmëroi vijimin e masave mbështetëse edhe për vitin e ardhshëm.

“Parashikohet që viti të mbyllet me një rritje ekonomike 3.9% që është një rritje kuptimplotë dhe mbase më e larta në të gjithë këtë pellg ë gjendemi ne. Bizneset e reja janë shtuar me 20% në 11 mujorin e vitit. Investimet e huaja vetëm ne 3mujorin e 3-të kanë rritje me 10% dhe stoku i investimeve të huaja është domethënës më i lartë me mbi 10% krahasimisht me vitin e mëparshëm. Paga mesatare në 3 mujorin e 3-të ka rezultuar 833 euro që është një rritje domethënëse. Kemi për pak ditë dhe hyrjen në fuqi të pagës minimale që shkon në 500 euro dhe do të prekë një numër të konsiderueshëm punonjësish. Kontributet për këta punonjës për 9 muaj do tëe paguhen nga punëdhënësit. Duke filluar nga tetori i këtij viti është kryer indeksimi i radhës i pensioneve. Me hyrjen e vitit të ri nis dhe rritja e qëndrueshme e pensioneve përmes një mbështetje që do të shkojë duke u dyfishuar vit pas viti. Duke filluar nga janari pensionet do të rriten përtej indeksimit. Pensioni urban me vite të plota pune duke filluar nga janari do të rritet me 18 mijë lekë të vjetra në muaj, dhe do të dyfishohet në vitin pasardhës.

Në arsimin profesional kemi arritur në afro në 20% duke shënuar një rezultat të ri pozitiv. Punësueshëmëria e nxënësve të arsimit profesional është e lartë. Për vitin 2024 kemi pasur 63% të punësuar nga nxënësit që kryejnë arsimin profesional. Buxheti për arsimin profesional është rritur dhe do të rritet më shumë vitin e ardhshëm. Përsa i përket borxhit kemi vazhduar të kemi ulje dhe këtë vit borxhi ulet, ndërkohë që vlerësimet e kreditit të Shqipërisë janë pozitive dhe kanë rezultuar me rritje ku Shqipëria pas shumë vitesh në B+ ka kaluar në BB. Janë miratuar disa politike të reja qoftë për paketën fiskale me marrëveshjen e paqes fiskale dhe ligjin për faljen e detyrimeve të prapambetura. Është gati skema e garancisë shtetërore për ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe bujqësinë që ka filluar të japë efektet e para. Edhe sipas vlerësimit të Sigmas, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria konsiderohet vend lider në funksionimin e administratës publike në rajon dhe në disa fusha specifike si menaxhimi i financave publike, shërbimeve publike dhe menaxhimi i burimeve njerëzore”, tha Rama./K.C/dritare.net