Rikthehet uji në Vlorë, Rama: Pse pati mungesë prej ditësh!
Dritare.net

Gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, kryeministri Rama komentoi situatën e krijuar në Vlorë, ku qytetarët prej katër ditësh nuk kishin furnizim me ujë. Ai njoftoi se problemi është zgjidhur, duke falënderuar për punën e kryebashkiakes, prefektes, drejtorit të AKUV dhe punonjësve të këtij institucioni. Rama theksoi se defekti kishte ardhur si pasojë e instalimeve të vitit 2009-2010, me pajisje hidraulike jashtë standardeve. Sipas tij, problemet e ujësjellësve nuk janë të rralla në të gjithë vendin, ndërsa AKUV po kalon një proces reformimi për t’i përmirësuar ato.
“Më në fund u zgjidh problemi në Vlorë, ishte defekt i rëndë i ardhur si rezultat i një investime të bërë në vitin 2009-2010 me pajise hidraulike jashtë standardeve që mbajnë e më pas plasën. Pa dashur të them që problemt6aik e ujësjellësit është thjeshtë kjo. Falë punës së jashtëzakonshme të punëtoreve dhe qëndrimit ditë natë të kryebashkiakes, prefektes dhe drejtorit të AKUV që shkoi në Vlorë dhe falë faktit që mundëm të merrnim këto pajisje në Turqi, defekti u riparua. Ujësjellësi në gjithë Shqipërinë është një sektor që është në reformim me sipër dhe që kërkon investime, punë . E kemi gjetur më keq sesa vetë energjinë. Por me ndryshimet që kemi bërë, me sistemin e ri besoj që do të shkojë duke u përmirësuar dhe brenda kësaj dekade problemet e mëdha do të jenë mbyllur”, tha Rama./K.C/dritare.net